Google ADS

Gruaja e ish-Presidentit Rugova ja thotë në sy kryesisë së LDK-së

11:27 | 2 Dhjetor 2019
arbresh.info

Fana Rugova, bashkëshortja e ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka shprehur qëndrimin që do të mbante vetë lideri historik në kohën kur Lidhja Demokratike e Kosovës po negocion një koalicion me partinë fituese të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Presidenti Rugova ka pas dëshirë të jenë gjithë të bashkuar”, është shprehur Fana Rugova, gjatë vizitës që i bëri kryesia e LDK-së, me rastin e ditëlindjes së Ibrahim Rugovës.

LDK-ja do të jetë edhe sot pjesë e takimeve me Vetëvendosjen për të arritur marrëveshjen, nënshkrimin e së cilës nuk e garantoi as sot nënkryetari Agim Veliu.

Më gjashtë dhjetor bëhen dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, dhe një javë nga certifikimi i rezultateve të dala nga zgjedhjet.

LDK-ja ka ngurruar t’i urojë fitoren Vetëvendosjes deri në javën që lam pas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme