Bashkëshortja e heroit Enver Zymberi, thotë se është në telashe me prindërit e Enverit. Ajo po akuzon familjen e burrit të saj se e lanë pa shtëpi dhe ia morën paratë të cilat qytetarët dhe institucionet i dhanë pas rënies së Enver Zymberit.
Për këtë, Drita Zymberi ka paditur vjehrrin dhe kunatin duke kërkuar nga ata kthimin e shtëpisë në emër të fëmijëve të saj. Ajo thotë se pasi ia vranë burrin në veri të Mitrovicës të gjitha paratë që u grumbulluan ia mori familja e burrit e me to i thanë se do i ndërtojnë shtëpi.
“Ka pasë shumë njerëz që kanë dhënë pare, sa nuk e dimë as vetë. Ka qenë pare shumë e madhe. Te unë në bankë kanë qenë vetëm 52 mijë euro, e tjerat nuk e di sa kanë qenë, po i kanë marrë vjehrrit. Qato 32 mijë euro jam kanë shtatzënë edhe më kanë marrë vjehrri me gjithë valluan e vet edhe jam kanë në ndikim të barnave edhe nuk kam ditë, edhe masi që kam hyrë në veturë më kanë thënë që shpijnë e kam me qit në emër të tënd, sot e asaj ditë e ka në emër të Egzonit”, thotë Zymberi.
Për këto padrejtësi që thotë se po i bëhen gruaja e Enver Zymberit është drejtuar edhe në Gjykatë.
“Unë kërkoj veç drejtësinë. Shtëpinë që ma kanë marrë me ma kthye, e du hisen që më takon”, shprehet Zymberi.
Tashmë padia e bashkëshortes së Enver Zymberit kundër familjes së burrit është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Një lëndë për vërtetim pronësie është edhe në këtë institucion të drejtësisë.
I paditur është babai i heroit. Këtë e ka konfirmuar për T7 edhe avokati i Drita Zymberit, Skender Musa, i cili potencon se kanë prova të mjaftueshme që mjetet e grumbulluara janë keqpërdorur nga babai dhe vëllai i Enver Zymberit ndërkaq paditësja nuk ka marrë asgjë.
“Padia është dorëzuar në Gjykatë edhe pse bahet fjalë për një çështje civile, por duke marrë parasysh natyrën besoj që shpejt do të caktohen edhe seancat në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ne kemi prova të mjaftueshme i kemi dëshmitë bankare përmes së cilës janë deponuar mjetet financiare, po ashtu ka edhe dëshmi që paret janë dorëzuar në familje pasi shumë njerëz kanë kontribuar për këtë rast duke dhanë mjete”, shprehet Musa.
Kërkesa e Drita Zymberit është t`i kthehet shtëpia që po pretendon që u ble me paratë e grumbulluara.
“Pikërisht për këtë shkak pala na ka autorizuar që të përgatisim padi dhe të kthejmë pronën në emër të fëmijëve të saj, është rast i interesat pasi që prona nuk ka kërkuar që prona të kthehet n emër të saj, por në emër të djalit dhe të vajzave”, thotë avokati Musa.
E Muharrem Zymberi, babai i heroit, me një mënyrë e pranon se kanë marrë mjete që janë grumbulluar nga qytetarët për ta ndihmuar këtë familje, por jo edhe ato që i takonin bashkëshortes së heroit.
“Çka janë ardhë në emër të saj i ka marrë ajo, çka janë ardhë për mu i kam marrë unë, edhe qysh po e sheh e kemi ndërtua këtë shpi, borxhe kemi pas. Vallahi 34 veç trualli, tani tjerat janë investuar këtu. E kom lut sikur evladin ajo veç lëshoma shpijnë dilni ju, po i rri i kam thanë sa të jem gjallë. S’ka pranuar. Me dëshirë të saj e kemi qit në emër të djalit, unë si kam thënë dil, ajo qytu u ardhë me babë te vet na ka ba presion edhe pse kina mujt me ba llom. Me dëshirë të sajna nuk ka pas asnjë presion na se kemi shti me zor me i marrë paret aty, për me jetuar kwtu”, thotë Zymberi.
Zymberi thotë, po ashtu, se ajo u largua nga shtëpia pasi për këtë ndikuan familja e saj.
“Familja e vet sa pat pare, e murrën ata na e këqyrem, o zotëri ti nuk mundesh me i këqyrë fëmijën e huaj se nuk është gjaku i yt. Kish qejf ajo me qenë pak e lirë”, thotë babai i Enver Zymberit.
Por pavarësisht kësaj, 64-vjeçari thotë se ajo e ka derën e hapur nëse dëshiron të kthehet në shtëpi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...