Gruaja e Aliut dhe nipi i Bislimit emërohen në Bordin e Drejtorëve të KOSTT, Kica: Si do të duken ftesat e ahengut, kryeministër?

14:37 | 5 Dhjetor 2024
K.B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa-Kica- Xhelili ka reaguar pasi gruaja e ministrit Liburn Aliu dhe nipi i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi janë votuar për Bordin e Drejtorëve të KOSTT nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se si do të duken ftesat e ahengut familjar, shkruan Arbresh.info

Postimi i saj:

A janë familjarët për darsma, a për KOSTT?

Gruaja e Ministrit Liburn Aliu, e nipi i Zv. kryeministrit Besnik Bislimi, sot u votuan nga VV për Bordin e Drejtorëve të KOSTT.

Si do të duken ftesat e ahengut, kryeministër?

Ju ftojmë në hajninë familjare,

I juaji, Albin Kurti?

Të ngjashme