Google ADS

Gruaja e Agim Ramadanit kujton momentet e veçanta me heroin: “Ai m’i bënte detyrat”

11:29 | 17 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, gruaja e heroit Agim Ramadani, Shukrija, duke folur për të në një emision të Klan Kosovës, e kujtoi edhe një fakt të lezetshëm nga raporti i tyre.

“Ai m’i bënte detyrat”, tha ajo duke qeshur, teksa tregonte për periudhën kur ata dy ishin në një klasë.

Shukrije Ramadani po ashtu u shpreh se është shumë krenare dhe se është një sfidë e vazhdueshme për të.

“Duhet ta mbash emrin e tij të papërlyer nga kërkesa të shumta që kemi, fatkeqësisht, partiake”.

“Fal zotit, kam arritur të mbetem vetëm gruaja e Ademit, të mos i takoj asnjë partie. Kjo ka qenë edhe dëshirë e tij. Dua ta ruaj emrin e tij të pastër, e qëndrimin e tij”, përfundoi zonja Ramadani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme