Lulet e familjarëve të të zhdukurve janë tharë në pritje të marrjes së trupave të zhvarrosur në Kizhevak. Kjo varrezë masive ishte një vend tjetër ku Serbia tentoi të groposë krimet e saj.
Është vendi që për gjashtë vite më radhe ka ardhur pa ndërprerë.
Misionin e tij të shenjtë edhe më tragjike e bënë gjetja e gjysmës së trupit tash në Kizhevak, derisa gjysma tjetër ishte gjetur në Rudnicë.
Gjetja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, bëri që drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, të merr rrugën Kosovë-Serbi, konkretisht lokacionin e Rashkës për 433 herë .
E rruga nuk ishte edhe pa probleme.
“Kohëve të fundit kom pas problem më hy në Serbi pa asnjë arsyetim. Sot është hera e 433 e hyrjes në Serbi për këto 22 vite”.
Përveç çështjeve politike e ndalesave në kufij, më të vështir këtë po ju bënte mos pasja e rezultateve për vite me radhë.
Ndonëse është gjendje jo e mirë për familjarët, gjetja e trupave të parë pas 5 viteve gërmim në Kizhevak, ishte një emocion për ekspertin mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu.
Ai rrëfen se si në këtë pjesë është gjetur edhe gjysma e trupit të një personi përderisa gjysma tjetër ishte gjetur vite më herët në Rudnicë.
“Ka qenë viti 2015, pra është viti i gjashtë që sillemi këndej pari. Është punuar me dy ekipe të vazhdueshme. Nga faza e parë janë gjetur dy identifikime të reja dhe një ribashkim pasi gjysma e trupit është kthyer nga Rudnica kurse gjysma tjetër është gjetur këtu. Gjatë zhvarrosjes në Kosovë me ekskavator ka marrë një pjesë, dhe pjesa tjetër është ngarkuar në ndonjë kamion tjetër, që pastaj është dhënë ndoshta një urdhër që ai kamion të dërgohet këtu ku është gjetur”.
Sado i vështirë të jetë gërmimi, ata që bëjnë këtë mision të shenjtë nuk e ndiejnë lodhjen, thotë Gerxhaliu.
Me emocione të ngjashme sikurse mjeku ligjor për arbresh.info, ka rrëfyer edhe Ditor Haliti, antropolog ligjor nga Mjekësia Ligjore e Kosovës.
Ai rrëfen zhgënjimin që kanë përjetuar për vite më radhe shkaku i mos gjetjeve të trupave të zhdukur.
“Prej viti 2015 kemi gërmu këtu e në fillim kemi pas entuziazëm që do të gjejmë diçka, por ka qenë shumë vështir pasi kjo ka qenë minierë dhe pas një kohe duke mos pasur rezultate ka qenë një lloj zhgënjimi që e kemi përjetua deri në vitin e kaluar kur kemi gjetur trupat e parë”.
E ndonëse gërmimet u mbyllën me 10 gjetje të mbetjeve mortore në Kizhavak të Rashkës së Serbisë, plaga mbetet e hapur ende edhe për 1600 persona të zhdukur.
Autoritetet janë në pritje të dhënies të së drejtës për të filluar gërmimet në një tjetër lokacion, po në Serbi.
Në bazë të të dhënave nga institucionet e vendit, dyshohet që në gjithë Serbinë janë 16 varreza masive, por vetëm pesë prej tyre janë zbuluar./V.Selimi/arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...