Google ADS

Groposja e kafshëve pa njoftuar komunën po i lë fermerët pa kompensim

07:59 | 21 Prill 2018
V. S.

Ndonëse  kanë kaluar pothuajse dy vet që kur vendi ynë u përfshi nga sëmundja Gungore e kafshëve  disa fermerë ende janë duke kërkuar kompensimet tëcilin ua premtuan institucionet e vendit.

Komuna e Kaçanikut si një nga vendet më të prekura nga kjo sëmundje ka ende fermerë tëcilët nuk e kanëmarrë kompensimin e merituar për kafshët të cilat u ngordhën nga kjo sëmundje, shkruan arbresh.info.

Drejtori I Bujqësisë në Komunën e Kaçanikut, Fatmir Loku  ka thënë për Arbresh.info, se janë nëdijeni me shqetësimin e disa fermerëve për vonesë tëkompensimit, por arsyeja sipas tij ështëse disa fermerë kanë groposur kafshët e tyre pa informuar autoritetet komunale dhe pa i verifikuar paraprakisht.

Ai shton se pasi që të verifikohen nga veterineret kompensimi do të ju bëhet.

“Na kemi këtëshqetësimsepse disa fermerë nuk janë kompensuar nga AVUK-u, për ngordhjen e gjedheve . Ne kemi adresa këtë problem tekë AVUKU,  por janë disa procedura që nuk kanëdëshmi të sakta, sepse të gjithë ata fermer tëcilët kanëposedua fotografi janë kompensua ndërsa problemi po qëndron tekë disa fermer tëcilët i kanë gropos gjedhet e tyre pa fotografi dhe pa u konsulta më zyrtaret Komunal po kanë problem më kompensime. Janë duke u parë edhe këto raste por po kërkohet të bëhet njëanalizë më e thellë për të parë se a janë tëvërteta apo jo”.

Loku ka shtuar sekëtë çështje e kanë adresuar tek AVUK-u e cila ka qenëpërgjegjëse për kompensim, dhe se presin që tëkryhen tëgjithë procedurat nëmënyrë qëfermerët e dëmtuar tëkompensohen.

“Pra problemi po qëndron tekë ata fermer tëcilët i kanë kryhet  procedurat e groposjes pa u konsultase kane informuakomunën, por ne ju besojmë dhe presim që pas disa procedurave të verifikimit nga veterineret tëcilët i kanëmarruar përsipër tëanalizave të ju kryhet edhekompensimi.Ne kemi adresa këtë problem edhe tekë AVUK-u edhe të Ministrisë e Bujqësi që të kryhen kompensimet sa më shpejt. Në bazë të informacioneve që i kemi procedurat janë duke vazhduar dhe mjetet për kompensim pritet të dalin në kontot e fermerëve “, ka shtuar Loku.

Edhe komuna tjetër e cila ishte prekur nga kjo sëmundje Malisheva ka ende fermerë tëcilët nuk i kanëmarrëkompensimet.

Dibran Kastrati, Drejtor i Bujqësisë nëKomunën e Malishevës, ka treguar për Arbresh.info se ende ka fermerë që nuk janëkompensuar.

Ai thotë se nuk i di shkaqet e vonesave.

“Edhe në Komunën tonë ka fermer tëcilët nuk janëkompensuar, ende jemi tu pritë nga AVUK-u që këto procedura tëkryhen pasi që ka pasur të përfundojë gjatë muajit të kaluar.Nuk kemi marrëpërgjigjej nga AVUK-u,por se arsyeja e tyreështë shkaku i buxhetit. Janë gjithsej katër fermerë që nëkomunën tonë kanë mbetur pa u kompensuar e shuma për një fermer është 1200 euro”, ka shtuar .

E në AVUK, thonë së  vonesat janë bërë për shkak të kompletimit të dokumenteve.

LamirThaqi nga AVUK-u, thotë së gjatë këtij  muaji do të përfundojnë të gjitha procedurat për kompensim.

“Lista e fundit ka shkua për paga këtë javë. Tash është çështje ditësh, kur Ministria do t’i realizojë pagesat. Sa përket AVUK-ut, janë krye të gjitha procedurat. Shumica e vonesave janë bërë shkaku të gabimeve në  plotësimin  e dokumenteve.

Kujtojmë se nga sëmundja  Gungore, në tërë Kosovënpërafërsishtjanë prekur 2609 krerë gjedhësh./V.Selimi/Arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme