Gropat në rrugë ia shpëtojnë jetën një pacienti

07:47 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Është shumë e vështirë që të gjendet një njeri i cili nuk i urren gropat e rrugës, por këto gropa, ia kanë shpëtuar jetën një njeriu.

Në kohën që ambulanca po nxitonte për ta dërguar një 59 vjeçar për në spitalin Lakeside Hospital, të qytetit Gretna në shtetin e Nebraskës, rastësisht kaloi mbi një gropë të asfaltit të dëmtuar.

Të rrahurat e zemrës së personit i cili po transferohej shkonin rreth 200 për minutë. Kur stafi mjekësorë po nxitonte, ambulanca shkeli mbi një gropë të rrugës, dhe në atë moment, nga goditja që mori, të rrahurat u kthyen në gjendje normale.

Dr. Andrew Goldsweig, nga Spitali i Lakeside në Nebraska, tha se ky është një fenomen shumë i rrallë, por totalisht i mundshëm.

“Një mënyrë për ta trajtuar pacientin është me shok elektrik, diçka klasike, që ju e shihni në televizion, por ja që ndodhi që zemra të rikthehet në normalitet përmes gropave të rrugës”, tha Goldsweig.

Doktori tha se i kujtohet një rast gjatë viteve të 70’ta, kur të rrahurat e zemrës së një pacienti u kthyen në normalitet, pasi që ambulanca shkeli mbi një gropë, dhe morri goditje të madhe për shkak të shpejtësisë. Ky është rasti i dytë që vet doktori Goldsweig e përjeton në karrierën e tij.

Ndërsa familjarët e pacientit në Nebraska, thanë se ata presin shërim të plotë të familjarit të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme