Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë të hënën ai kanë mësyrë numër i madh i pacientëve.
Ata janë ankuar se kanë pritur me orë në radhë për të marrë shërbimet në këtë qendër, por që edhe terapia u ka kushtuar shtrenjtë.
Skënder Jasharin tha se simptomat e gripit janë shumë të rënda duke e krahasuar atë me Covid-19.Madje ai thotë se për të marrë një infuzion ka pritur më shumë se dy orë, krejt kjo për shkak se në kryeqytet kanë punuar numër i vogël i qendra mjekësore për shkak të festës.
“Edhe sot është katastrofë i kanë mbyll të gjitha ambullantat po punojnë vetëm 2-3 ambullanta në të gjithë qytetin e Prishtinës, qe dy orë e gjysmë pres për me marr 100 miligram me antibiotik hala nuk jam ardh në rend edhe nja një orë e tepër duhet me prit për një infuzion 100 miligram. Testin e kam bërë, nuk je pozitiv tash çka u bë nuk e di as vetë”.
Joni Goxhuli tha se përballimi i simptomave të gripit sezonal ka qenë shumë i vështirë dhe se ende nuk ka vërejtur ndonjë përmirësim.
Madje ai thotë se blerja e barnave për trajtimin e gripit i ka kushtuar shumë shtrenjtë.
“Kam pas të familjes sëmurë, ka qenë grip që edhe ka kushtuar po edhe i’u ka kushtuar edhe familjarëve që kanë qëndruar ka një javë në shtëpi të shtrirë. Temperaturë, ethe, hupje e vitaminave. Ka qenë grip shumë i rrezikshëm. Covidi është diçka më shumë me frymëmarrje e ky nuk ka qenë me frymëmarrje, ka qenë me shumë me temperaturë e ethe”
Meli Pllana tha se momentalisht ajo është me grip sezonal është më i vështirë i përballueshëm se Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.
“Një grip shumë i rëndë, shumë i vështirë. Kam pas edhe Covidin, jam vaksinuar po realisht ky diçka shumë më i vështirë se sa Covidi vetë. Sa i përket Covidit nuk kam pas asgjë simptoma, përveç që kam qenë e lodhur e tash kolli, plus e lodhur, temperaturë, ethe tonat”.Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 509 raste aktive me Coronavirus.Ndërkaq, në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 38 raste të reja me Covid-19.
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...