Kanë mbërritur 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat tashmë po shpërndahen në qendrat e mjekësisë familjare në mbarë Kosovën. Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata që kanë sëmundje kronike, kanë prioritet dhe do të mund t`i marrin falas këto vaksina kundër gripit sezonal, duke filluar nga java e ardhshme, thonë zyrtarët e Institutit të Shëndetit Publik.
Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik është duke shpërndarë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në mbarë vendin 85 mijë dozat e vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat mund të merren falas nga qytetarët që kanë nevojë. Kështu tha për Radio Kosovën, profesoresha Isme Humolli, zyrtare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Në Kosovë kanë mbërritur 85 mijë doza, që do të shpërndahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës, dhe varësisht prej numrit të banoreve, vaksinat e gripit sezonal janë të parapara për të gjithë popullatën pavarësisht moshave”, tha ajo.
Kurse për sa i përket shpërndarjes së këtyre vaksinave, Humolli tha se një pjesë tashmë është shpërndarë, kurse kontingjenti tjetër, po ashtu do të shpërndahet me të arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Do të furnizohen të gjitha komunat. Deri më tani janë furnizuar Shtimja, Skenderaj, Lipjani, Gjilani,Vitia, Deçani, Rahoveci, Ferizaji, Vushtrria, Prishtina dhe Prizreni. Ndërsa me kontingjentet tjera do të furnizohen gradualisht edhe komunat e mbetura”, tha ajo.
Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata që kanë sëmundje kronike, kanë prioritet dhe do të mund t`i marrin falas këto vaksina kundër gripit sezonal, duke filluar nga java e ardhshme.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...