Gripi sezonal dhe situata epidemiologjike me influencën sezonale në Kosovë

14:22 | 10 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale (ILI), ARI dhe SARI me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse. Mbikëqyrja realizohet përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv në Institucione shëndetësore dhe terren.

Sipas IKSHP nga fillimi i sezonës, 03 tetor 2022 (java e 40-të) deri më 01 janar 2023 (java e 52-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar gjithsej 23,832 raste të sëmundjes të ngjashme me Grip (ILI), 3,406 raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe 67 raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).

Më tej thuhet se gjatë javës së 52-të (26.12.2022-01.01.2023) janë raportuar raste 1,871 ILI (Sëmundje e Ngjashme me Gripin), 314 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 7 raste me Infeksion të Rëndë Akut Respirator (SARI).IKSH ka rekomanduar edhe se si duhet të veprohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme