Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë dhe e cila ka vlerën e 150 milionë eurove.
Ndërsa, punëtorëve të sektorit publik të cilët janë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e shtator.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako, ka njoftuar se pagat e punëtorëve të sektorit publik janë procesuar, por për ata që kanë punuar me orar të plotë.
Murati ka thënë po ashtu se shtesa e shumëpërfolur prej 50 eurosh në muaj, nuk do të dalë me këtë pagë, por në tetor në formë retroaktive.
“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, ai ka thënë se në tetor të gjithë pensionistët me pensione nën 500 euro do të marrin shtesën prej 100 eurove.
Ndërsa për studentët ka thënë se do t’i marrin nga 100 euro në muajin nëntor./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...