Sindikata e Punëtoreve të Judikaturësë ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur më grevën e përgjithshme të punonjësve të gjykatave dhe prokurorëve, raporton arbresh.info.
Me këtë rast kryetari i Këshillit Grevist Naim Shala tha se sot është dita e pestë e grevës dhe se nga Qeveria askush nuk është interesuar për kërkesat e tyre
“Ajo nuk është e interesuar që punëtorët të fillojnë punën dhe t’ju ofrojnë shërbime për qytetarët. Greva ka qenë si shenjë revolte e ngritjes se pagave të Qeverisë dhe nuk e ka përfshirë gjyqësorin që është hallka kryesore. Ju njoftoj që kërkesat janë ngritja e të ardhurave në shkallen 100 për qind pasi po u bojka sipas politikanëve me u ngrit na këtë shkallë. Ne kemi kërkuar që me ligjin mbi pagat të rregullohet koeficienti për të gjithë administratën gjyqësore dhe kërkesa e tretë është statusi i veçantë për këtë administratë”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se Qeverisë nuk po i intereson që kjo çeshtje të zgjidhet dhe siç ka thënë, sa më shumë të zgjatë greva do të shtohen edhe kërkesa pasi atyre nuk u paguhet as përvoja e punës.
Ndërsa Naim Rrustemi në emër të Këshillit Grevist tha se greva ka pasur vetëm një vizitë nga Nehat Idrizi me arsyen që mund të gjejnë një zgjidhje.
“Ne informojmë të gjithë se sindikata qendrore pikërisht më 19 janar ju ka drejtuar të gjitha institucioneve me kërkesat e punëtorëve por ne asnjëherë s’kemi marr përgjigje nga askush dhe me vendim të kryeministrit për ngritjen e pagave na kanë ngulfat sepse na kanë dallu në pagë sepse pagat tona kanë dallim mbi pesë paga me dikasteret e tjera”, është shprehur Rrustemi, raporton arbresh.info.
E Sadri Lumnica tha se me koeficient në fuqi dhe me rritjen e pagave nga Kryeministri i Kosovës të me së shumti janë dëmtuar ata.
“Qeveria është tu ba deme dhe ndasi përmes vendimit për rritjen e pagave për dikon po e për dikon jo. Për 35 përvojë pune nuk kam dëgjuar që ka ndodh një gjest i tillë”, ka thënë ai.
Prej 4 korrikut e deri sot nuk ka pasur numër më të vogël të seancave që janë mbajtur. Janë mbi 100 lëndë që duhet të dështojnë shkaku i kësaj greve dhe kjo duhet t’i shqetësoj qeveritarët sepse po pësojnë qytetaret, thanë grevistë.
Sot është dita e pestë e grevës së punonjësve që po kërkojnë rritje të pagave 100 për qind./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1863229497075467/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...