Greva në arsim, proteston Këshilli i Prindërve në Pejë

08:06 | 19 Shtator 2022
A. B.

Në Komunën e Pejës sot do të ketë protestë për shkak të grevës në arsim.

Këshilli i Prindërve të kësaj Komune ka paralajmëruar se protesta do të organizohet për të kërkuar ndërprerjen e grevave dhe kthimin e fëmijëve në shkolla.

Protesta ka marrë edhe pëlqimin e Komunës, e cila ka lejuar organizimin dhe mbajtjen e saj.

Ajo do të mbahet me fillim nga ora 12:00, në qendër të qytetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme