Lutfi Mani nga SBASHK në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se greva e mësimdhënësve do të mbahet të premten dhe të hënën, por ka shtuar se kjo grevë do të shtyhet me automatizëm nëse Qeveria e aprovon projektligjin për mësimdhënësit.
“Është vendim i prerë. Është vendim i kongresit dhe është rezolutë e SBASHK-ut, nëse projektligji nuk e aprovon Qeveria [projektligjin], SBASHK-u shkon në grevë, për këtë janë bërë paralajmërime të mëhershme”, ka thënë Mani.
“Ky projektligj është përgatitur në vitin 2013 dhe i ka ardhur fundi, shumë mësimdhënës nuk e kanë shijuar kënaqësinë e atij ligji që paraqet vuajtjet e tyre gjatë viteve ’90. Asnjë mësues nuk do të dalë në punë, as të hënën. Greva është e përgjithshme. Deri në orët e vona kam qenë me stafin dhe asnjë njoftim nuk na ka ardhur se diçka do të bëhet. Për neve është lajm i mirë kjo për neve”, ka shtuar ai.
“E shtyjmë grevën nëse qeveria e miraton draftligjin. Qeveria këtu e përfundon punën e vet, pastaj është në dorën e deputetëve a do ta votojnë apo jo këtë projektligj. Është investimi më i madh në arsim, është implementimi i kontratës kolektive”, ka thënë Mani derisa ka shtuar se deri në 20 mijë mësues mund të dalin në protestë për kërkesat e tyre.
“Nuk e kemi problem me i pru 20 mijë mësues, por nuk duam të na rrahin policia. Ata vijnë, njëherë i kemi pasur një protestë 13 mijë njerëz. Kur ka qenë Bajram Kosumi kryeministër e kemi pasur një protestë edhe atëherë ka qenë diçka te pagat. Jemi të gatshëm të protestojmë”, ka thënë veç të tjerash ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...