Google ADS

Gresa Caka-Nimani rizgjidhet për mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese

12:14 | 5 Qershor 2024
A Z

Nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftojnë se kryetarja aktuale, Gresa Caka – Nimani, është rizgjedhur për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi është marrë sot në seancën administrative nga gjyqtarët e Kushtetueses.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Mandatin e parë në krye të Kushtetueses, Caka-Nimani e kishte filluar më 17 maj 2021. Ajo është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme