Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, znj. Heleni Vakali, shkruan arbresh.info.
Në takimin e parë me ambasadoren Vakali, zëvendësministri Ahmeti i uroi fillimin e mandatit të saj në Kosovë dhe e siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me misionin që ajo drejton.
Me ambasadoren Vakali u diskutua për projektet e shumta të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit e kulturës.
Zëvendësministri Ahmeti u shpreh i kënaqur me faktin që ky bashkëpunim i ngushtë po manifestohet edhe me vizitën e nesërme të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kostat Fragogiannis./arbresh.info/
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...