Google ADS

Greqia konfirmon mbështetjen për përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën

13:47 | 23 Shtator 2020
L G

Në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot mbajti një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Haradinaj-Stublla tha se homologu grek i ka konfirmuar mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit.

“Me Ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë tha po ashtu se në bisedë me homologun grek Dendias u theksua nevoja e thellimit të marrëdhenieve dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik midis Kosovës dhe Greqisë. /Telegrafi/

 

Të ngjashme