Më mbylljen e kufijve në Evropë, refugjatët e pambrojtur në Greqi ndjehen të mbërthyer në një qoshe dhe e vetmja gjë që kanë ata për të shitur, është trupi i tyre.
Të dëshpëruar dhe të pafuqishëm, refugjatët e rinjë në Greqi janë kthyer në punëtorë të seksit dhe drogës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Zyrës Ndërkombëtare për Migrim, të paktën 335,000 refugjatë kanë kaluar Detin Mesdhe gjatë vitit 2016. Ndërsa, me mbylljen e kufijve në Evropë, rreth 68 mijë refugjatë kanë mbetur të bllokuar në Greqi.
Shumica nga këta refugjatë janë aq të dëshpëruar sa kanë filluar të shesin trupin e tyre dhe të abuzojnë me droga.
Në Pedion tou Areos park në Athinë, refugjatët thonë se ata janë të gatshëm të punojnë edhe për 10 euro në ditë, por nuk është se u ofrohet punë.
Disa nga ta kanë menduar edhe të bëjnë vetëvrasje, pasi vazhdojnë të jetojnë të varur nga ndihmat e qeverisë greke.
Megjithatë, ëndërra e tyre është që të kalojnë në vendet e pasura të BE-së./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...