Grenell – Veselit: Jam i lumtur të flas me ju, SHBA-të mendojnë se ju duhet ta mbështesni heqjen e taksës

00:17 | 8 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogn Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka vazhduar diskutimin e tij me ish-kryeparlamentarin e Kosovës, kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka reaguar fillimisht në postimin e Veselit ku thuhej se taksa 100 për qind nuk duhet të largohet menjëherë, shkruan lajmi.net.

Grenell i tha Veselit se taksat duhet të hiqen, ndërsa Veseli iu përgjigj se ai e njeh vizionin të cilin atëherë Veseli, atëhetë kryeparlamentar i Kosovës e mbante karshi taksës.

Tani, Grenell është shprehur i lumtur të bisedojë me Veselin dhe t’ia thotë se sa e rëndësishme është heqja e taksës.

“Jam i lumtur të flas me ju në çdo kohë, t’ua shpjegoj pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se ju duhet ta mbështesni heqjen e tarifave 100 për qind”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1225909947252129792?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1225909947252129792&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme