I dërguari i posaçëm nga presidenca Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe njëherë ka bërë të ditur se e kujt ishte ideja për shkëmbime territoresh.
Grenell në një intervistë për Fox News u pyet per takimin e 27 qershorit në Washington, transmeton arbresh.info
Ai sqaroi se çështja e shkëmbimit të territoreve me Kosovës dhe Serbisë nuk ishte ide e presidentit Trump dhe se një gjë e tillë nuk ishtë në agjendën e tij.
“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”, ka thënë Grenell.
“Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshoj Washingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim kjo nuk është një konflikt në mes të Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” ne mes te Washingtonit Zyrtar me pjesës tjetër të Amerikës”, ka vazhduar ai tutje.
Thank you @RichardGrenell for so eloquently stating the truth about the land swap rumors. Hopefully this is the clarification that most needed to hear and everyone will get on board and root for a successful meeting on June 27th. pic.twitter.com/7N9QVdtsCb
— Evi Kokalari-Angelakis (@EviAngelakis) June 19, 2020
Lidhur me këtë takim dje ka shkruar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Washigton do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit./arbresh.info/