Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sqaruar pagesën e përfolur nga Serbia për lobim.
Grenell ka mohuar një pretendim të tillë, i cili u ngrit sot nga analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili tha se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin.“Nuk duhet ti besosh më kurrë kujtdo që ka thënë një gjë të tillë. Nuk është e vërtetë.
Ata (Qeveria e Serbisë) nuk më paguajnë mua asnjë cent” – tha Grenell për Gazetën Insajderi. Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka shtuar Janjiq.Lexo edhe: Kaosi politik në Maqedoni, si e lëshuan partitë shansin që ta bënin një Kryeministër shqiptar
Richard Grenell ditë më parë kujtoi faktin se një vit më parë, më 4 shtator, bota festoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Grenell, presidenti Donald Trump kishte sjellë së bashku kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për siç ka thënë Grenell “të ndërmarrë një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik”.“Ishte vizioni i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe për të ndihmuar në krijimin e një rigjallërimi të plotë në të gjithë Ballkanin. Presidenti Trump besonte se konflikti i perceptuar po ndikonte në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë të përfshirë.
Ai gjithashtu besonte se strategjia e të folurit të vazhdueshëm rreth politikës, e udhëhequr nga evropianët, nuk po funksiononte”.Megjithatë, siç ka vlerësuar
Grenell në një shkrim për “theFederalist”, kjo nuk po ndodh në kohën kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga Joe Biden.
Analisti serb: Grenelli paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me KPM-në, fl...
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?