Grenell: Serbia ka reduktuar trupat, Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve dhe ta krijojnë Asociacionin

15:13 | 24 Tetor 2023
A Z

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është takuar të marten në Beograd me ministrin serb të Mbrojtjes, Milos Vucevic.

Grenell ka thënë se “Serbia e mirëpret rritjen e trupave të NATO-së në Kosovë dhe sipas tij numri i frocave serbe përgjatë kufirit është ulur ndjeshëm.

“Ky është lajm i madh”, ka shkruar Richard Grenell.

Sipas tij tani është koha tani që kryeministri Ablin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të caktojnë datën për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Grenell në platformën X./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Kurti:Sulmin në Banjskë e organizoi klani i Novi Sadit, në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i reagon Kurtit, mohon akuzat për sulmin në Banjskë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme