Grenell publikon foton, kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë shtrëngojnë duart

17:31 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryetarët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë janë zotuar të punojnë së bashku për të implementuar marrëveshjen historike të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Kështu shkruan emisari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan portali arbresh.info.

“Liderët e Odave Ekonomike në Serbi dhe Kosovë përqafojnë dhe njoftojnë se do të punojnë së bashku për të implementuar marrëveshjen historike të ndërmjetësuar nga Donald Trump. Përparim i mahnitshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, shkruan Grenell në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme