Grenell: Populli i Kosovës meritojnë liderë që ecin para, jo prapa

22:06 | 3 Gusht 2022
E.H

Ish-emisari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova meriton lider që ecin para dhe jo prapa.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Twitter përmes së cilit ka reaguar sërish për situatën në veri, Grenell ka thënë se vendit tonë i duhet një ekonomi e gjallë dhe paga të mira për të rinjtë.

“Kosova meriton një ekonomi të gjallë dhe paga të mira për të rinjtë e të rejat. Gjithashtu, Kosova duhet të jetë gjithmonë një aleat i SHBA-së. Dhe po, njerëzit e Kosovës meritojnë liderë që zgjidhin probleme politike duke ecur përpara e jo prapa”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme