I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për Serbinë dhe Kosovën, ka thënë të shtunën se një marrëveshje për riaktivizimin e shërbimit hekurudhor ndërmjet dy rivalëve ballkanikë është i rëndësishëm për të dyja shtetet.
Richard Grenell, i cili është po ashtu ambasador i Amerikës në Gjermani, ka thënë se krijimi i linjave të trenit është bërë prioritet pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan një tjetër marrëveshje më herët gjatë javës, për të riaktivizuar trafikun ajror ndërmjet dy vendeve pas 21 vjetësh.
Grenell vizitoi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, dhe kryeqendrën e Serbisë, Beogradin, këtë javë. Ai tha të premten, gjatë një konference për media në Beograd, se detajet e një marrëveshjeje për të riaktivizuar shërbimin hekurudhor do të diskutohet gjatë një takimi në Berlin, të hënën.
“Vizioni i presidentit Trump tani po zbatohet. Komuniteti i biznesit dhe fokusi mbi krijimin e vendeve të punës po e çel udhën”, ka thënë Grenell në një deklaratë të shkruar për The Associated Press.
Grenell është emëruar nga Trump në tetor si i dërguar i posaçëm për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian filluan më 2011, dhe kanë ngecur që kur Kosova ka vënë një tarifë ndaj mallrave serbe më 2018.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, ndonëse ish-provinca e saj është njohur nga rreth 100 shtete, përfshirë SHBA’në dhe shumicën e shteteve të BE’së, kujton AP.
Grenell ka thënë se Amerika dëshiron që të dyja palët të përqendrohen mbi ekonominë, vendet e reja të punës dhe prosperitetin, si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ai i ka porositur Serbinë dhe Kosovën që t’i heqin pengesat që i kanë bllokuar bisedimet që më shumë se një vit.
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...