Emisari amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi raportet ekonomike mes dy palëve të jenë normalizuar.
Një deklaratë të tillë Grenell e ka dhënë gjatë një debati që ka pasur më një organizatë të serbëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.
“Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike”, citohet të ketë thënë emisari amerikan.
Kjo deklaratë e Grenell vjen pas zhvillimeve të 4 shtatorit në Washington ku Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizim të raporteve ekonomike.
Më herët Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike.
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...