I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka takuar përfaqësuesit e komunitetit serbo-amerikan të dielën, këtë herë në Pittsburgh.
Ai në këtë tubim me ta, iu tha atyre se ‘‘fitorja e Joe Biden më 3 nëntor mund të rezultojë që i gjithë rajoni i Ballkanit të kthehet në status quo-në e mëparshme”.
Në një fjalim nga përfaqësuesit e nismës ‘Serbët për Trump 2020’ të mbajtur në Pensilvani, Grenell pretendoi se të gjithë e dinin kush ishte Joe Biden, çfarë kishte bërë në Ballkan dhe sa kishte injoruar serbët dhe Serbinë.
“Nëse Biden fiton, nuk do të ketë përparim”, ka thënë Grenell në një tubim në mbështetje të Donald Trump, ku ai foli për të gjitha arritjet e Trump dhe atë që ai dëshiron të arrijë në Serbi.
Në emër të nismës së udhëhequr nga profesor Olga Ravasi, Grenell u prezantua në fillim të takimit nga Stefani Laliç Adams, vajza e Niko Laliç, një nga heronjtë e misionit Halyard për të shpëtuar pilotët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore, dhe avokati Redia Filipoviq.
Grenell shtoi se ai kishte mundësinë të fliste me audiencën pas prezantimit dhe ishte në një gjendje shpirtërore shumë të mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Midis të pranishmëve ishin Mark Zatezalo, një anëtar i legjislaturës së shtetit të Virxhinias dhe Valerie Gaidos, një anëtare e legjislaturës së shtetit të Pensilvanisë.
Të Shtunën, Ravasi u mblodh në mbështetje të Trump në Wisconsin, Chicago dhe Milwaukee.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...