Grenell në Kosovë| “Do të tmerroheni prej marrëveshjeve të mira që do të vijnë për Kosovën”

12:18 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës ka paralajmëruar për marrëveshjet që priten të vijë në Kosovë.

“Do të vazhdoni të tmerroheni me vendime të mira dhe konsolidim të shtetësisë. Pas marrëveshjes finale dhe njohjes reciproke këto do të shfrytëzohen me konventat ndërkombëtare. Unë jam për të zhvilluar një debat argumentues dhe jo fyes, por me të dhëna konkrete. A jemi të gjithë në dijeni që një pjesë  e vogël e liqenit është në territorin e Serbisë?”

Vetëm pak ditë nga ky paralajmërim i shefit të qeverisë në fillim të javës zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, me gjithë angazhimin që ka për zgjedhjet në ShBA, do të gjejë kohë të merret edhe Kosovës, shkruan Arbresh.info.

I dërguar special i Presidenti Trump, Richard Grenell pritet të sjell dhe lajme të mira siç është heqja e vizave amerikane për kosovarët.

Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit është një tjetër arsye për ardhjen e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë./Arbresh.info/

Ekskluzive| Richard Grenell të hënë në Kosovë, flasin nga zyra e tij

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme