Richard Grenell së bashku me Adam Bohler dhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë amerikane po qëndrojnë në Serbi.
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit Amerikan (DFC), Adam Bohler së bashku me një delegacion tjetër të qeverisë amerikane po qëndrojnë në Serbi.
Grenell ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të nënkuptojë krijimin e shumë vendeve të punës.
“Marrëveshja nga Uashingtoni dhe marrëveshjet e arritura në Beograd nuk janë vetëm fjalë në letër, por gjithashtu nënkuptojnë punë të reja për njerëzit që jetojnë në këtë rajon, punë të reja dhe zhvillimin e sektorit privat”, deklaroi Grenell, transmeton lajmi.net.
Grenell tha se e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte presidenti amerikan, Donald Trump, i cili, siç thotë ai, besonte se diçka tjetër mund të ndodhte.
“Ai besoi se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Premtime iu dhanë popullit të Serbisë dhe ne duam që ju të na konsideroni një përgjigje. Këto nuk janë vetëm fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu”, deklaroi më tutje Grenell.
Sipas tij, Trump dhe SHBA-të besojnë në forcën e sektorit priva dhe se sipas tij, të menduarit se vetëm “jashtë” mund të kuptohet se si sektori privat mund të “lulëzojë”, transmeton më tutje lajmi.net.
“Simbolika në bisedimet politike nuk do të jetë kurrë në gjendje t’ua paguajë njerëzve qiranë, sektori privat e bën atë”, tha Grenell.
Sipas Grenellit, marrëveshja që është arritur në Uashington është e mrekullueshme.
“Simbolika është e rëndësishme, por ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës. Lëreni njerëzit e Serbisë të na mbajnë përgjegjës se fjalët në letër nuk janë të mjaftueshme derisa të ketë një krijim masiv të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe derisa familjet të fillojnë të qëndrojnë në këtë rajon” tha ai.
Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit Amerikan (DFC), Adam Bohler, përgëzoi, pas takimit në Ambasadën e SHBA me përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë të Kosovës dhe Serbisë, për guximin që në krye të tyre kanë vendosur njerëz jo politik.
Bohler theksoi se ai arriti në Serbi me pesë agjenci të tjera amerikane, duke thënë se kjo edhe është fuqia e plotë e ekonomisë në qeverinë amerikane.
“Në delegacionin tonë, fuqia e plotë ekonomike e qeverisë amerikane është këtu”, theksoi Bohler, transmeton më tutje lajmi.net.
Ai vlerësoi se normalizimi ekonomik nënkupton investime dhe krijimin e vendeve të punës, një mundësi për të menduar se si mund të jetë e ardhmja, në vend që të bllokohet në të kaluarën.
Bohler theksoi se kjo nuk është një situatë ku një vend fiton dhe një tjetër humbet, por është çështje që të gjithë të përfitojnë dhe kjo u sjell para njerëzve.
Ai kujtoi se Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet më të forta në botë, kryesisht për shkak të forcës së sektorit të saj privat.
“Ky rajon do të rritet dhe do të krijojë mundësi të pabesueshme dhe nxitësi i kësaj do të jetë sektori privat”, theksoi Bohler.
Theksojmë se në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...