Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan, por mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

08:20 | 2 Qershor 2020
A. B.

Mbrëmë vonë Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës që kishte në Departamentin e shtetit amerikan.

Këtë e bëri të ditur ai vet nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë larg – Kryetarit tim të Kabinetit. Sekretarët e kabinetit “Duke vepruar” nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe”. Ka shkruar Grenell.

Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën.

Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme