Dialogu Kosovë-Serbi pritet të fillojë më 27 qershor.
Pas lajmit se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të fillojë me 27 qershor, ka pasur reagime të shumta e ndër ta ka qenë edhe Wolfgang Ischinger.
Ischinger ka shkruar se ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në.
“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.
Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili ka replikuar, duke thënë se ne i mirëpresim të gjitha verimet, e jo vetëm fjalët.
Ai tutje i ka thënë Ischinger, se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai Serbë meritojnë më shumë.
“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë përparim”, i është përgjigjur Grenell.
Ndryshe, nga viti 1995 deri në vitin 1998 Ëolfgang Ischinger ka qenë drejtor politik në ministrinë e jashtme dhe bashkë me diplomatin e ShBA, Riçard Holbruk, ka qenë pjesëmarrës aktiv në arritjen e marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje-Hercegovinë. Një rol aktiv mori Ischinger pranverën e vitit 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, duke u përpjekur intensivisht për ta vënë në lëvizje Rusinë për një politikë të përbashkët ndërkombëtare ndaj Kosovës./orainfo/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit