Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në emisionin “Opinion”.
Grenell refuzoi se gjatë dialogut mes dy vendeve të jetë hedhur ideja për shkëmbim territoresh, duke thënë se kjo gjë do të ishte e papranueshme për SHBA.
“Së pari, dua të qartësoj se nuk jam më pjesë e qeverisë së SHBA-së, ndodhem këtu thjesht si vëzhgues dhe jam në përpjekje për të arritur implementimin e marrëveshjeve ekonomike, duke investuar paratë e sektorit privat për fuqizimin e rajonit, ky është roli im. Për sa i përket negociatave, këtë e dëgjoj shpesh, prandaj dua të tregohem transparent. Kurrë nuk kam dëgjuar njeri që të përmendë shkëmbimin e territoreve në praninë time. Ishte e papranueshme si për mua, ashtu edhe për presidentin Trump. E di që ka mjaft akuza, por nuk di të them nëse është e vërtetë. Ajo që di është se Donald Trump nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territorit. Kjo çështje s’i është parashtruar atij.”-tha Grenell.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...