I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur lajm të rremë raportimin se shkëmbimi i territoreve është ende në tavolinë, dhe se kjo ide po promovohet nga i dërguari special, Richard Grenell, transmeton arbresh.info.
Grenell në një postim në Twitter ka reaguar ashpër ndaj këtij shkrimi duke e quajtur lajm të rremë.
“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, e jo politik”, ka shkruar Grenell në Twitter. /arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...