Grenell e quan lajm të rremë se po synohet për ndarjen e Kosovës

17:16 | 7 Mars 2020
Arditë Shkodra

I dërguari special nga SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi profesori amerikan Edward Joseph ka thënë se qëllimi i tij i vërtet është ndarja e Kosovës.

Richard Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter , ka thënë se një temë e tillë asnjëherë nuk është diskutuar kur ai ka qenë prezent në takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info

“Lajm i rremë. Kjo kurrë nuk është diskutuar në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme