Grenell e konfirmoi atë që Kadri Veseli ia tha në Twitter me 7 shkurt: Albini po ju gënjen

22:14 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësuesi Special i Presidentit Amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi ka thënë sonte në një intervistë për T7 se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e kishte shikuar në sy dhe i kishte premtuar se do ta heqë menjëherë tarifën 100 përqind por më pas nuk e bëri këtë.

Nëpërmjet kësaj deklarate, zyrtari i lartë Amerikan tërthorazi theksoi se është ndier i gënjyer nga Albin Kurti.

Në fakt, më 7 shkurt 2020 në një komunikim në Twitter, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kreu i Vetëvendosjes është gënjeshtar dhe ka gënjyer SHBA-të./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme