Greg Delawie lëvdon punën e KQZ-së për zgjedhjet

16:04 | 26 Shtator 2017
M. A.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie e ka lëvduar punën e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për punën që këta të fundit po e bëjnë rreth zgjedhjeve lokale.

Ai ka shkruar në rrjetin social Twiter, duke i falënderuar ata për punën që po e bëjnë.

“I falënderoj anëtarët e KQZ-së për punën e tyre që në Kosovë të mbahen zgjedhje të besueshme”, ka thënë ai.

greg_1506433929-3628717

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme