Edhe pse qeveria shqiptare e udhëhequr nga Edi Rama u kishte bërë vend dy kosovareve në poste të zëvendësministrit, poste të tilla nuk u besohen grave në Kosovë në Qeverinë Haradinaj.
Nga 21 ministri sa i posedon kabineti i tij, vetëm dy udhëhiqen nga gratë. E emërimet e 50 zëvendës ministrave, deri më tani vetëm një është grua.
Kjo gjë po shihet si diskriminim ndajgjinisë femërore.
Haki Abazi, thotë për Tribuna Channel se qeveria Haradinaj që nga themelimi i saj është treguar si një qeveri burrash.
Ai shtoi se gratë duhet të punojnë dhe ta ngrehin zërin edhe më shumë për anashkalimin që po u bëhet.
Edhe për njohësit tjetër politik, Shemsi Jashari, qeveria e tanishme është duke u treguar e padrejtë ndaj gjinisë femërore.
Ani pse sipas tij Haradinaj sa ishte në opozitë vazhdimisht ishte zotuar se kësaj kategorie do t’i jepet vëmendja e merituar.
Pothuajse të gjitha qeveritë e pasluftës kishin marrë kritika të vazhdueshme për pjesëmarrjen e vogël të grave në kabinet.
Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe një tjetër personi, ...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...