Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, u vu në theks rëndësia dhe të arriturat e këtyre të fundit në shërbimin e qytetarëve të Kosovës, për të krijuar siguri dhe rend.
Gjithashtu, u premtua përkrahje e vazhdueshme nga figurat vendore e ato ndërkombëtare, që gratë police të Kosovës të shtohen në numër dhe të arrijnë sa më shumë rezultate.
Ambasadori i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier u shpreh krenar me të arriturat e grave si pjesë e Policisë së Kosovës, derisa shtoi se pavarësisht rezultateve, kjo është një fushë që duhet të vazhdojë të përmirësohet.
Ndërkaq, përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson i përgëzoi gratë police për punën e tyre, derisa ju drejtua se “ju i mbani të sigurt fëmijët e mi’.
Anderson shtoi se gratë e Policisë së Kosovës kanë bërë shumë, por edhe kanë për të bërë shumë, derisa u premtoi mbështetje të vazhdueshme.
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha vlerësoi lartë punën e grave police, derisa potencoi se ato janë shembull i vendeve në rajon sa i përket rezultateve të arritura.
Hoxha potencoi se mburren me punën e policeve të Kosovës, derisa përmendi edhe sfidat e vazhdueshme që kanë pasur.
Ai shtoi se tashmë janë 14 për qind gra brenda Policisë së Kosovës, derisa shtoi se nuk është numër i mjaftueshëm dhe se po punojnë për ta rritur atë./kp
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag