Me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, Komunës Karesi të Ballëkesirit dhe Institutit Junus Emre janë organizuar kurse të aftësimit profesional në Qendrën e Promovimit e të Drejtave të Grave në Drenas.
Aftësimin profesional të tyre ata e vazhduan edhe në Turqi ku ishin të ftuar nga Komuna e Karesit të Ballikesirit ku pas arritën të përfitojnë njohurit të mjaftueshme ata vazhduan punën edhe me anëtaret të tjera të shoqatës.
Përveç kontributit të tyre për aftësimin e anëtareve të shoqatës, ata me profesionin e tyre të ri shkrinë duart edhe për gratë e shoqatave të tjera.
Në këtë aspekt pas përfundimi të kurseve në Lidhjen e Invalidëve dhe Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Fushë Kosovë, kursi i thurjes me tel nën udhëheqjen e trajneres Mihane Mustafa anëtare e Qendrës së Promovimit të Drejtave të Grave në Drenas u hap edhe në OJQ “Drugëza” në Skenderaj.
Anëtaret e shoqatës Drugëza në kuadër të trajnimit tre mujorë në qendrën e tyre do të hapin ekspozitën e veprave të punuara brenda kësaj periudhe.
Sipas trajneres Mihane Mustafa, në ketë ekspozitë do të ketë vepra të cilat janë punuar për të parën herë nga ajo vet dhe anëtaret të tjera të shoqatës.
Njëra nga këto është edhe portreti i heroit legjendar Adem Jashari ne teknikën e thurjes me tel.
Ekspozita do të hapet so në hapësirat e shoqatës “Drugëza” në Skenderaj.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia