Nga data 7 deri 14 korrik 2017, një seri aktivitetesh të quajtura ‘Karavani i Dialogut” do të mbahen me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi.
Karavani organizohet nga Rrjeti i të Diplomuarave në Akademinë e Dialogut për Gra të Reja, pjesë e Iniciativës Follow Us (Na ndiqni) e përkrahur nga OSBE dhe i dedikohet të rinjve. Për një javë, Karavani do të udhëtojë nëpër qytete të ndryshme me pjesëtaret e Iniciativës dhe do të jetë nikoqir i punëtorive, debateve, dhe një ekspozite me fotografi për rolin e grave në shoqëri.
“Qëllimi jonë është të fuqizojmë gratë në të dy shoqëritë. Nuk mund të ketë dialog të qëndrueshëm për çfarëdo teme, pa përfshirjen e të gjitha segmenteve të shoqërisë, dhe gratë janë pjsë e rëndësishme e saj. Gratë mund dhe duhet të kontribuojnë, kudo që munden,” tha Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
“Porosia kryesore e Karavanit të Dialogut është të nënvizojë rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejt në mes të rinjve dhe të tregojë se të rinjtë nga Beogradi dhe Prishtina kanë shumë më shumë gjëra të përbashkëta se sa që mendojnë,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio.
“Duke ndjekur shembullin e dialogut ndërmjet grave të shquara nga Beogradi dhe Prishtina i nisur në 2012, gratë e reja, pjesëtare të Akademisë së Dialogut po tregojnë të njëjtin guxim dhe vendosmëri për të ndërtuar rrjete të fuqishme të miqësisë dhe bashkëpunimit.”
Dy Misionet kanë filluar Iniciativën Follow Us në vitin 2012 dhe e kanë lehtësuar që atëherë. Iniciativa mbledh gra të shquara të jetës politike, akademike, shoqërisë civile dhe medias nga Prishtina dhe Beogradi. Akademia e Dialogut për Gra të Reja, një program vjetor trajnimi për aktiviste të reja nga të dy shoqëritë që mbahet në Austri, është rezultat i drejtpërdrejt i kësaj Iniciative.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...