Gratë e Kosovës nesër organizojnë protestë kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit, e cila ka dënuar me 12 vjet burg, Nuhi Berishën, personit që vrau gruan e tij Zejnepe Berisha.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me anë të kësaj proteste kërkojnë që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale.
“Fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra. Gratë shpeshherë marrin dënime më të rënda edhe në raste kur ato kanë kryer veprën në vetëmbrojtje. E tërë kjo na lë të kuptojmë që mirëqenia e grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, e kjo sidomos nga institucionet të cilat do të duhet të ofrojnë siguri, drejtësi dhe barazi në të gjitha sferat e jetës. Po ashtu, ju rikujtojmë se në të kaluarën institucionet përgjegjëse janë deklaruar se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje, por dënimet e tilla minimale nuk po përçojnë të njëjtin mesazh. Ato po japin mesazhin e gabuar se krimet e tilla makabre nuk do të marrin dënimin e merituar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.
Sipas Rrjetit të Grave me vendime të tilla organet e drejtësisë inkurajojnë vrasjen. Protesta fillon në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./Arbresh.info
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve