Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të hënën ia ka kujtuar edhe njëherë president serb, Aleksandër Vuçiq krimet gjenocidale që Serbia ka kryer në Kosovë në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Informacionit.
Kësaj radhe, Osmanin e dëgjoi e gjithë bota kur në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në shoqërimin e katër heroinave të Kosovës, përmendi disa nga mijëra masakrat, vrasjet e dhunimet që regjimi i Millosheviqit kreu gjatë luftës së fundit.
Me një paraqitje dinjitoze dhe për tu mbajtur mend gjatë, Osmani e bëri Vuçiqin të mos gjente rehati për asnjë moment në sallën e KS të OKB-së.
Sipas analistit politik, Dritero Arifi paraqitja e presidentes Osmani ishte jashtëzakonisht e mirë sepse ndaj Serbisë, Kosova ka shumë fakte të krimeve të shkaktuara.
“Unë mendoj që është një paraqitje jashtëzakonisht shumë e mirë, por duke kuptuar që karshi Serbisë të gjithë udhëheqësit e Kosovës që kanë qenë, që janë aktualisht dhe që do të vijnë do të jenë gjithmonë fitimtarë. Ata do ta kenë një prezantim shumë të mirë për shkak se ndaj Serbisë aq shumë kemi fakte sa që një oqean i tërë do të duhej për ta zbrazur për ti treguar të gjitha faktet dhe dhimbjet që i ka shkaktuar Serbia Kosovës dhe padrejtësia që vazhdon e Serbisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Arifi në një prononcim për Arbresh.info.
Arifit po ashtu theksoi se paraqitjen e presidentes e bënë më të fuqishme edhe gratë heroina që kanë qenë të dhunuara nga regjimi serb e që ishin prezentë në sallë.
Kjo tregon sipas tij, që shoqëria kosovare është e interesuar për drejtësi.
“Dhe në këtë sens, mendoj që paraqitja e presidentes ka qenë jashtëzakonisht e mirë duke pasur parasysh që edhe rreshtimi i Kosovës në anën perëndimore, e i jep një fuqi edhe më të madhe gjithë asaj paraqitje. Por normalisht, edhe marrja edhe përfaqësimi i heroinave të grave të cilat kanë qenë të dhunuara nga regjimi fashist i Serbisë në atë kohë është po ashtu një dëshmi që shoqëria kosovare do të triumfoj”, u shpreh Arifi.
“Përfaqësimi i heroinave tona në sallën e KS të OKB mendoj që është një hap pozitiv i cili dëshmon që shoqëria kosovare është e interesuar që drejtësia të triumfoj dhe mbështetja e qytetarëve për këto heroina do të jetë deri në maksimum”, potencoi më tej ai.
Edhe analisti tjetër politik, Visar Xani e cilëson pozitive fjalimin dhe paraqitjen e presidentes Osmani në KS të OKB-së të hënën.
“Presidentja e Kosovës, në paraqitjen e saj, mbajti një fjalim të qartë dhe bindës, duke përdorur njëkohësisht gjuhën diplomatike. Prezantimet e tilla mund të konsiderohen si një portret pozitiv i Kosovës dhe gjithashtu promovojnë interesat e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Xani për Arbresh.info.
Sipas Xanit, paraqitja e katër heroinave në KS të OKB-së paraqet dhunën e shkaktuar të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
“Ndërkohë, pjesëmarrja e heroinave përfaqësoi realitetin e vështirë të vuajtjeve të përjetuara nga populli i Kosovës. Veprimi i tillë ndihmon të paraqitet e kaluara kriminale e Serbisë dhe dhuna e shkaktuar ndaj popullit të Kosovës. Ky veprim ka pasur një ndikim strategjik të rëndësishëm, por besoj se një realizim i tillë nuk do të ishte i mundur pa mbështetje, përfshirë atë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.
Vasfije Krasniqi, Fahrie Hoti, Elmaze Muçullo dhe Shyhrete Tahiri janë janë vetëm katër nga mijëra viktimat e dhunës seksuale nga forcat e armatosura serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Paraqitja e tyre përkrah të parës së shtetit që fillimisht nuk u pranua nga zyrtarët e OKB-së e më pas hoqën dorë nga kundërshtimi, acaroi pa masë presidentin serb.
Ndryshe, dje në mbledhjen e KS të OKB-së është paraqitur raporti gjashtë mujor të Kosovës nga UNMIK-u ku për 3 orë e 30 minuta sa është zhvilluar mbledhja, ka pasur debate të ashpra mes Osmanit dhe Vuçiqit.
Në fjalën e saj të rastit, e para e vendit tha se populli i Kosovës nuk do heqë kurrë dorë nga kërkimi i drejtësisë ndërsa fjalimi i saj u replikua nga presidenti serb i cili tha se lufta e fundit në Kosovë nuk ishte objekt i këtij takimi.
Gjithashtu, u përmend edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë madje liderët botëror akuzuan Serbinë se nuk po bënë asgjë për zbardhjen e rastit.
Megjithëkëtë, Vuçiq në një moment, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po i diskriminon serbët në Kosovës.
Ndryshe, një përplasje mes Kurtit e Vuçiqit ndodhi me 9 janar 2024 kur në seancën e jashtëzakonshme të OKB-së u diskutua për çështjen e dinarit./Ejona Hyseni/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...