Gratë ‘festojnë’ 8 Marsin duke marshuar rrugëve të kryeqytetit

12:30 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizatat e tjera mbështetëse kanë organizuar marshin protestues ‘Marshojmë, S’festojmë’.

Shumë gra parakaluan rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve lokale dhe globale se do të angazhohen pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë, shkruan Arbresh.info.

Shukrije Rexhepi, përfaqësuese e sindikatave që organizuan marshin tha se gratë janë të paguara më pak se që janë të paguar burrat në çdo sektor.

Ajo ka kërkuar respektimin e kontratës kolektive.

“Kërkojmë respektimin e kontratës kolektive e cila ka fuqi ligjore njëjtë sikurse ligji. Stop, stop pabarazisë gjinore”, ka thënë Rexhepi.

Luljeta Aliu aktiviste për Barazi Gjinore tha se kauza e grave është revoltimi ndaj pabarazive gjinore.

“Ti themi jo një patriarkati që nuk ndihmon në progres. Kërkesa jonë sot është që të bëjmë një fuqizim ekonomik të grave sepse shoqëria jonë. Pa fuqizim ekonomik nuk do të ketë as zhvillim shoqëror.  Gratë e duan hisen e tyre, vajzat e tyre duan hisen e tyre, sepse ne i kemi lind këta burra, ne i edukojmë këta burra. Kërkojmë që ligjet kundër diskriminimit, ligji për barazi gjinore të respektohen”, u shpreh ajo para masës së mbledhur./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1715393295192422/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme