Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë marrë iniciativën për blerjen e mamografit mobil për t’ua mundësuar të gjitha grave qasjen në kontrollin e gjirit, shkruan portali arbresh.info.
Ka 3 vite që ky mamograf është në funksion të qytetareve.
Agim Bregaj koordinator nacional i mamografit mobil thotë për Arbresh.info, se mamografi ka pasur probleme në fillim dhe është një operator i sofistikuar që kërkon përgatitje teknike.
Ky mamograf ka filluar punën pas tre muajve mos punë për shkak të motit.
“Sot kemi filluar të punojmë dhe do ta dërgojmë mamografin në Han të Elezit dhe do të qëndrojë për 10 ditë, pastaj do ta dërgojmë në komunën e Kaçanikut dhe do të vazhdojmë nëpër komuna tjera”, thotë Bregaj.
Ai thotë se mamografi mobil ka shkuar deri në 22 komuna, ku janë ekzaminuar deri në 15 gra brenda ditës.
Sa i përket shkuarjes së mamografit në vendet rurale, radiologu Bregaj thotë se një gjë e tillë ishte e pamundur për shkak të problemeve me energjinë elektrike jo stabile.
“Ne kemi bërë kërkesë edhe tek KEDS-i dhe ata na kanë thënë se nuk ka mundësi të rregullohet për një kohë të caktuar në fshatra”, thotë Bregaj
Sa i përket repartit të radiologjisë, ai thotë se ka nevojë për mamograf mobil dhe se tashmë është duke u punuar në sigurimin e mamografit të dytë dhe tretë, gjë e cila varet nga buxheti.
“Do të mundohemi t’i dalim në ndihmë aty ku ka nevojë për gratë dhe nënat tona”, përfundon Bregaj.
Ndërsa deputetetja Blerta Deliu, tha për Arbresh.Info se me këtë mamograf janë ekzaminuar mbi pesë mijë gra dhe puna asnjëherë nuk është ndalur.
“Nëse ka nismë të suksesshme, atëherë është pikërisht ky mamograf, mbi 30 tumore janë identifikuar dhe disa jetë janë shpëtuar, plus vetëdijesimi i qytetarëve për kontrolle është rritur dukshëm”, përfundon Deliu.
Mamografi mobil ka kushtuar rreth 265 mijë euro, ka hasur në probleme, madje edhe i janë vjedhur kabllot për kyçje në rrymë.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ishte depërtimi tek çdo grua, por nuk qe e mundur nëpër zonat rurale.
2700 gra janë ekzaminuar deri tash në krejt Kosovën, prej tyre 5-6 % kanë qenë me patologji të cilat janë kontrolluar dhe e kanë bërë ekzaminimin si duhet dhe kanë vazhduar tutje. Në shumë raste këto gra kanë pasur edhe rezultate të mira./Arbresh.info/Z.Bekteshi
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale