Gratë të cilat po vuajnë dënimet në Qendrën Korrektuese në Lipjan kanë festuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Kjo u bë nën organizimin e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike, në institucione korrektuese për nder të “8 Marsit” Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është mbajtur koncert për të burgosurat e kësaj qendre. Për nderë të kësaj dite, vullnetarisht interpretoi këngëtari Sami Gashi dhe bindini tij”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Përmes organizimeve të këtyre aktiviteteve, SHKK bënë të ditur se synon të ndikoj drejtpërsëdrejti në rehabilitimin dhe ri-socializimin e të burgosurave, përveç kësaj, aktivitete e tilla brenda institucioneve korrektuese normalizojnë edhe jetën e përditshme në burg./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit