Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përshëndeti arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është një sukses me rëndësi historike. Marrëveshja ekonomike është fillimi i një procesi, i cili do të çojë drejt marrëveshjes politike dhe njohjes së ndërsjelltë përfundimtare midis të dy vendeve. Kjo marrëveshje është një garanci më shumë për zhvillimin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Mirënjohje Presidentit Donald Trump për lidershipin vizionar dhe efektiv si edhe ekipit negociator të Shtëpisë së Bardhë për persistencën dhe eficencën”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...