Derisa, partitë politike po bëjnë fushata parazgjedhore, duke lobuar që të rritet sa më shumë numri I votuesve nëpër partitë e tyre, vendi ynë po ngecë.
Qytetarët po mbesin pa liberalizimin e vizave dhe faji është i partive politike që nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’i shpejtuar proceset e integrimit.Blerim Grainca, ish deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, per Tribuna Chanel, thotë, se PDK-ja bëri terheqje spektakolare, duke e prishur marrëveshjen me LDK-në.Ai njëherazi theksoi se për dallim nga partitë tjera që i zgjedhin kryetarët pa diskutim te brendshëm, punojnë me diriektiva të caktuera, ne kemi një konsulidim të brendshëm brenda partisë sonë.
Grainca nuk përmend emra se kush do të jetë kandidat potencial nga radhët e LDK-së, por thekson se janë, pesë-katër emra që janë të gatshshëm të marrin përsipër poziten e kryeministrit.Ai thotë se, nëse do të më pyetni mua, do të kemi vija te kuqe me PDK-në, mirëpo vendimet tjera i merr kryesia e partisë.
Deputeti i LDK-së më tej ka nënvizuar se janë kundërshtar politik me PDK-në për arsyet se janë dy rryma të ndryshme dhe kanë filozofi të ndryshme nga përmbajtja.Ndërkaq, sa i përket koalicionit me partititë tjera politike, Grainca është shprehur, se do të hyjnë me të gjithë ata që e njohin republiken e Kosoves si shtet të tyre, të gjithë ata qe I njohin institucionet e vendit dhe të gjithë ata që nuk janë në kundërshtim me ligjin, apo nuk kanë ndonjë akuzë të ngritur nga ndonjë gjykatë e caktuar. Sipas Graincës, LDK-ja është e gatshme të hyjë në zgjedhjet e parakohshme për të fituar e vetme.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...