Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, ka reaguar pas grafiteve që janë shfaqur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, me mbishkrimin “vdekje shqiptarëve”.
Ky grafit vjen pas protestave të shqiptarëve në Luginë të cilët kanë kërkuar identitet dhe dinjitet, përcjell Arbresh.info.
Kamberi ka thënë pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc.
“Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim “Smrt siptarima” (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur. Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë”, ka shkruar Kameberi në llogarinë e tij në Facebook.
“Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese”, u shpreh tutje Kamberi./Arbresh.info
Lexo edhe:
“Vdekje shqiptarëve”/ Grafite me urrejtje dhe kërcënim ndaj shqiptarëve në një shkollë në Bujanoc
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...