Google ADS

Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mosreagim

13:17 | 29 Nëntor 2024
K.B

Gjashtë policë janë suspenduar, pasi që dyshohet se edhe pse kanë qenë afër, nuk kanë reaguar kur disa persona kanë fshirë një grafit në sheshin “Car Lazar”, në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani tha se kanë vërejtur neglizhencë të policëve në trajtimin e rastit.

Grafiti u kushtohej ushtarëve serbë nga beteja e Koshares.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme