Grafitet fyese kundër Fadil Gecit, policia duke e hetuar rastin

09:19 | 26 Tetor 2024
K.B

Në Prishtinë janë vendosur disa grafite denigruese për Fadil Geci, i cili ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 25.10.2024 –12:32. Njësiti policor ka identifikuar se në disa vende, në mure të objekteve, janë shkruar grafite me përmbajtje denigruese. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafite të vendosura në disa lokacione në Prishtinë. Në këtë shkrim është vendosur një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë./Arbresh.info/

Të ngjashme